“Jam i vetmi nga ana mashkullore e familjes Boletini që jetoj në Mitrovicë. Boletinët e tjera janë në të gjithë botën, ata janë shpërngulur nga Kosova prej dhunës komuniste që nga viti 1953. Për në data 28 nëntor jo vetëm familjen por të gjithë Kosovën e bën krenar figura e Isa Boletinit. Roli, qëndresa dhe modestia e Isa Boletinit e ka bërë figurën e tij madhështore kur ai nuk e pranoi rolin si Ministër i Luftës, e refuzoi pasi tha që ka të tjera detyra të rëndësishme për të bërë për Shqipërinë”, rrëfen ai per TCH.
Isa Boletini, ka pasur tre gra dhe 14 fëmijë, nga të cilët 9 djem dhe 5 vajza. Gazmendi thotë se regjimi komunist donte të shfaroste familjen Boletini, por ishte e pamundur. Historinë Gazmendi e ka mësuar nga dorëshkrimet që kishte lënë trashëgim stërgjyshi i tij Isa Boletini.
“Historinë e kam mësuar në shtëpi, familjen tonë e persekutuan dhe e masakruan, por pavarësisht kësaj unë e di kush ishte Isa Boletini. Nga disa dorëshkrime kam mësuar se shtëpia dhe jeta e Ismail Qemalit ruhej nga njerëzit e Isës”.
Për festat e flamurit stërnipi i Isa Boletinit ka vetëm një dëshirë, ai thotë se shqiptarët duhet të jenë gjithnjë të bashkuar”.