Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se vendimi i Kosovë për targa, është presion ndaj serbëve të Kosovës që të shpërngulen nga Kosova.
Profesori Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot” është kundërpërgjigjur presidentes serbe, duke thënë se, shqiptarët në Luginën e Preshevës janë duke u përballur me pasivizimin e adresave, që nënkupton pastrim etnik.
Sipas tij, ata janë komuniteti i shkelur që nuk gëzojnë asnjë të drejtë në përdorim të gjuhës, simboleve dhe përfaqësimit në instanca qendrore sikurse që ka diskriminim në investime kapitale.
“Deklarata e kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq, deklaron: “Se vendimi i fundit i Kosovës për targat është -vetëm një formë tjetër presioni ndaj serbëve të Kosovës”.
Duke ia kujtuar znj. Brnabiq, dhe gjithë opinionit të gjerë se qytetarët shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe gjithandej Serbisë, janë duke u përballur me pasivizimin e adresave një pastrim etnik, janë duke u diskriminuar përkundër që kanë mbajtur Referendumin më datën 1 e 2 Mars 1992, kanë organizuar kryengritjen ushtarake-luftën çlirimtare nga UÇPMB-ja, e marrëveshjes së Konçulit. Janë komuniteti më i shkelur, cenuar mohuar të drejtën elementare individuale dhe kolektive në Evropë. Në Preshevë është hequr dhunshëm Lapidar i Dëshmorëve të UÇPMB-së, në vitin 2013, dhe ende nuk është kthyer në vendin e vetë. Shqiptarët nga kjo Krahinë, nuk gëzojnë asnjë të drejtë në përdorim të Gjuhës, simboleve dhe përfaqësimit në instanca qendrore sikurse që ka diskriminim në investime kapitale.