




Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt është përfshirë në plagosjen e një polici dhe rrahjen e një polici tjetër që ka ndodhur në orët e para të së dielës.
Nuredin Lushtaku ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ai sa ishte deputet kishte pasur një përplasje gati fizike me deputetin e tani kryetarin e Kuvendit, Galuk Konjufca.
Në videon e këtij incidenti, Konjufca kishte përmendur se kush e kishte akuzuar për vrasje Kadri Veselin.





“Ti vet i ke thon Sami Lushtakut KRlMlNEL”, janë dëgjuar fjalët e Nuredin Lushtakut.
“Kush i ka thanë KRlMlNEL Sami Lushtaku dhe ti nuk mundesh me më kallxu mu”, ia kishte kthyer Lushtakut.
Më poshtë mund ta dëgjoni videon: