VIDEO/ Koha kur Nuredin Lushtaku gati ishte përplasur fizikisht me Glauk Konjufcën

Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt është përfshirë në plagosjen e një polici dhe rrahjen e një polici tjetër që ka ndodhur në orët e para të së dielës.

Nuredin Lushtaku ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai sa ishte deputet kishte pasur një përplasje gati fizike me deputetin e tani kryetarin e Kuvendit, Galuk Konjufca.

Në videon e këtij incidenti, Konjufca kishte përmendur se kush e kishte akuzuar për vrasje Kadri Veselin.

“Ti vet i ke thon Sami Lushtakut KRlMlNEL”, janë dëgjuar fjalët e Nuredin Lushtakut.

“Kush i ka thanë KRlMlNEL Sami Lushtaku dhe ti nuk mundesh me më kallxu mu”, ia kishte kthyer Lushtakut.

Më poshtë mund ta dëgjoni videon: