




Pas disa organizimeve në qytetet e ndryshme në Austri, kësaj radhe në Kapfenberg të Steiermark-ut është mbajtur një ekspozitë, shkruan portali rajoni.org.
Në këtë ekspozitë me punimet e tyre janë paraqitur Haxhi Fejzullahu, emër i njohur tashmë në botën e artit në Austri e më gjerë. Ai ka prezantuar me ciklin e punimeve të tij me titull “Natyrë Aquarel/Acryl”.





Po ashtu pjesë e kësaj ekspozite të përbashkët ishte edhe fotografi Remzi Feka me punimet “Udhëtime nëpër botë” si dhe fotografi Tasim Gjinovci me ciklin e punimeve “Natyrë”.
Ajo qe ka rënë në sy gjatë kësaj ekspozite është dukja e artistit nga Skenderaj, Haxhi Fejzullahu, i cili përveç veshjes ka mbathur edhe openga, gjë qe ka habitur të gjithë pjesëmarresit tjerë në ekspozitë./Rajoni.org