E papritur, zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes së Mateos nga Brikena!

Ndarja e shumëpërfolur mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit mund të mos ketë qenë ashtu siç është paraqitur deri më tani.

Teksa prej ditësh rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe aludime për fundin e marrëdhënies së tyre, një deklaratë e gazetarit Elton Tozaj ka ngritur pikëpyetje të reja.

 

Gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “Radar Albania”, Tozaj u shpreh se sipas informacioneve që disponon, Mateo dhe Brikena nuk janë ndarë realisht.

Sipas tij, e gjithë situata mund të jetë pjesë e një strategjie për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të krijuar më shumë interes rreth çiftit.

 

Madje, gazetari shkoi edhe më tej duke deklaruar se ribashkimi i tyre pritet të ndodhë shumë shpejt dhe sipas tij mund të realizohet publikisht në emisionin sportiv “Top Arena”.

Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë debatet në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe. Disa besojnë se mund të ketë diçka të vërtetë në këtë teori, ndërsa të tjerë mendojnë se ndarja e çiftit ka qenë reale.

Për momentin, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar ndaj pretendimeve të gazetarit, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.

Megjithatë, nëse kjo deklaratë rezulton e vërtetë, atëherë publiku mund të jetë shumë pranë një prej ribashkimeve më të komentuara të momentit.