Edlira Zylali zonja që i bënë bakllavatë më të mira në Zvicër

Edlira Zylali zonja që i bënë bakllavatë më të mira në ZvicërReceta e parë që e përgatit ishte një revani me shërbet, që i doli fantastike dhe ja pëlqyen shume ata që e shijuan. Por, ky ishte vetëm fillimi, ndërkohë që vazhdimi i punës, recetave e gatimeve të Edlira Zylalit është histori në vete.

Edlira Zylali është 32 vjeçarja duar-artë nga Strug e Maqedonisë së Veriut, që jeton me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj në Cyrih të Zvicrës, e që gatimin e ka pasion e profesion.

Edlira, i përkunstohet shumë gatimeve që bënë, andaj shije e tyre është unike dhe e jashtëzakonshme. Ajo, investon mund e dashuri në secilen gjë që bënë dhe për këtë arsye porositë nuk mungojnë kurrë.