Ky është Zvicërani që la vendlindjen e tij atje për të jetuar në Kosovë, merret me Bujqësi (Video)

“Fol Shqip Show” i cili zakonisht realizohet në Zvicër kësaj radhe ka qenë më ndryshe, një intervistë është realizuar në qytetin e bukur të Gjilanit me një zviceran i cili ka 14 vjet që jeton dhe vepron në Kosovë.

Ai në emision tregoi se ideja për tu shpërngulur në Kosovë ka ardhur pas një aksidenti që ai ka pasur ku gati e ka humbur jetën, dhe kjo e ka shty atë të mendoj se çka të bëjë me jetën e tij.

“Mendova se ma mirë me ndihmu dikon se sa dikun me palu paret se një ditë kur të shkojë asgjë nuk marrë me veti”, tha zvicerani i cili deri tani gjuhën shqipe e flet mjaft mirë.

Ai tregoi se jeta në Kosovë po i duket shumë mirë, pasi siç tha njerëzit janë shumë mikpritës dhe se deri tash nuk ka pas asnjë problem./21Media