




Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati për deklaratat e tij të mëhershme lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilat iu publikuan këto ditë.
Për këtë “aksion” të saj u duk skeptik shefi i Muratit në qeveri, kryeministri Albin Kurti me mimikat e tij në fytyrë.
Ajo i ka dërguar çipsa, smoki dhe shkopinj të njelmët ministrit Murati.
“Unë kam një dhuratë për ju ministër që keni fyer veteranët”, i tha Kadriaj ministrit.