Gjesti i jashtëzakonshëm i policit të Kosovës: Hyn në mes të ujit për ta shpëtuar nënën dhe fëmijën në Prishtinë

Një stuhi e fuqishme ‘goditi’ sot Prishtinen me breshër e shi të rrëmbyeshëm.

Kjo stuhi bllokoi jo pak rruge ne kryeqytet.

Në një video të publikuar shihet se si rrugen B e ka marrë shiu dhe në atë moment një nënë me fëmijën kanë mbetur në mes të ujit pa mund të kalojnë.

Dhe Policia e Kosovës me veturë kalon andej dhe një polic del dhe e ndihmon fëmijën dhe më pas nënën ta kalojnë rrugën.