




Largimi i popullsisë dhe kryesisht të rinjve është problem me të cilin shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor përballen.
Sipas matjeve të fundit, hiç më pak se 67 përqind e kosovarëve duan të largohen dhe të punojnë jashtë vendit të tyre.
Edhe Maqedonia e Veriut, njëlloj si Kosova përballet me përqinjen e njëjtë të qytetarëve që duan të largohen nga vendi.





Sidoqoftë, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria qëndrojnë më lart se Kosova me këto përgjigje, në 73 dhe respektivisht 78 përqind.
Më tutje, Mali i Zi duket se ka popullsinë më të kënaqur me vendin sa i përket gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor me vetëm 51 përqind të qytetarëve që duan të largohen.
Në anën tjetër, 65 përqind e serbëve duan të largohen nga vendi i tyre.