Hajnat në Ferizaj i kanë sh kaktuar dëm afro 50 mijë euro një mërgimtari gjatë së hënës.
Mes gjësendeve tjera, atij i vodhën një veturë të tipit Mercedes, në vlerë rreth 40 mijë euro, njofton Klan Kosova.
Pronari i shtëpisë thotë se kjo nuk është hera e parë që bëhet cak i vjedhjeve kur nuk ndodhet në shtëpi, andaj dyshon që është i njëjti person.
Policia ka hapur hetimet, megjithatë deri tash nuk ka të dyshuar në lidhje me këtë rast.