




Avokati Arianit Koci ka vazhduar debatin për shaminë.Ai ka thënë se nuk është kundër mbajtjes së shamisë, duke treguar se i pëlqen diversiteti fetar.
Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar për gjyshin e tij hoxhë, duke thënë se ai ka qenë më i shkolluar se shumë hoxhallarë të ditëve të sotme.
“Para rreth 100 viteve, gjyshi im hoxhë Bajram Broqi ka qenë më i shkolluar dhe më zotëri se disa hoxhë të sotit. Natyrisht, ka edhe tash hoxhë të n gritur dhe shumë zotëri në Kosovë.





I kam miq dhe kam respekt të madh për ta. Absolutisht nuk jam kundër shamisë. Këtë e kam thënë edhe publikisht. Për më tepër, diversiteti më pëlqen. Por, a kam dëshirë me e mbajtë shaminë gruaja apo vajza ime? Jo! Në anën tjetër, munden edhe mos me më pyet. Sidoqoftë, sado që jam liberal kam të drejtë me i komentu ngjarjet dhe fenomenët në shoqëri”, ka shkruar ai.
Me tej, ai ka treguar se beson në Zot dhe së për të kombi është mbi fenë.





“Edhe njëherë te shamia. Ajo nuk është problem. Aspak! Le ta mbanë kush ka dëshirë. Madje, është fakt notorë, unë e kam mbrojtur publikisht të drejtën e gruas me e mbajtë shaminë, nëse nuk është e ndaluar me ligj. Problem është depërtimi dhe imponimi i kulturës arabe në shoqërinë tanë. Depërtimi i dokeve dhe zakoneve që nuk janë autoktone shqiptare. Disa zonja, nuk e mbajnë shaminë dhe dimijat e gjysheve tana. E kanë dukjen e zonjave arabe. Por, edhe ajo është e drejtë e tyre. Në anën tjetër, nuk është traditë e jona me i martu katër gra. Nuk është traditë e jona me u dukë si arab. Shifeni foton: asnjëri nuk ka mjekër apo pantallona mbi zogun e këmbës. Pse? Jemi mysliman të Evropës”, ka shkruar ai.