Ky është fermeri nga Suhareka që e la Zvicrën për Kosovën, Ja porosia e tij!

Derisa trendi i largimit të të rinjve jashtë vendit po vazhdon, është një fermer që ka lënë Zvicrën dhe me sukses po kontribuon në Kosovë.

Përvojën 25 vjeçare nga shteti helvetik, po e aplikon në fermën e tij duke prodhuar bioprodukte. Kryetari i Komunës ndihet krenar me punën e këtij ish-mërgimtari, fermën e të cilit po e vizitojnë edhe diplomatë ndërkombëtarë.

Derisa shumë të rinj nga vendi po synojnë të largohet drejt vendeve të BE-së, është një fermer që ka lënë Zvicrën për të punuar në vendlindje. Kulturën 25 vjeçare të një fermeri në Alpet Zvicerane po e kthen në Alpet e Kosovë në Maqitevë të Suharekës.

“Kur Zvicra u mburr me alpet zvicerane unë pse mos të mburrem me alpet shqiptare të Kosovës, ku produktet më të çmueshme janë nga bjeshka. Baza e zhvillimit blegtoral është bjeshka”, thotë Avdullah Krasniqi