




Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar që t’i përgjigjet pyetjes se a ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Express.
I pyetur nga gazetarët se a ka qenë pjesë e UÇK-së, Kurti ka thënë se nuk është koha për fushatë zgjedhore, dhe se fushatën do ta bëjnë pas pushimeve verore.





“Sa i përket fushatave zgjedhore, ato do t’i bëjmë pas pushimeve verore, tani jemi për të parë punimet infrastrukturore”, tha Kurti para gazetarëve.
Ndryshe, ish-komandanti i UÇK’së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar në UÇK.