“Merr fund loja e Vuçiqit” Ja se çfarë e pret në takimin e radhës me Kurtin

Maxharraj: Vuçiq në dy takimet e fundit mbeti pafjalë nga argumentet e Kurtit .Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetët një ndër temat më aktuale në vend.

Mos arritja e një marrëveshje finale mes dy vendeve po sjellë takime të vazhdueshme, shkruan “Bota sot”.

Në lidhje me këtë teme për “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se qeveria në krye Kurtin për herë të parë pas shumë vitesh ka arritur të përballë Vuçiqin me realitetin.

Duke vazhduar ai përmend edhe Thaçin dhe Mustafën që sollën vetëm marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

“Kjo qeveri në krye me kryeministrin Albin Kurti për herë të parë pas dhjetë vitesh diagolimi përbuzës, nënçmues po ia tregon vendin Vuçiqit. Po e mbështetë për muri duke ia shpërfaqë fytyrës të gjitha krimet deri në gjenocid të bëra ndaj shqiptarëve, të cilat negociuesit e mëparshëm me Thaçin, Mustafën as që patën guximin t`ia përmendin, por që i sollën marrëveshje të dëmshme Kosovës”, u shpreh ai.