Unikkatili i thuri vargje në këngën e tij – Njeriu që rrahu Arkanin në Prishtinë

Rrëfim ekskluziv në emisionin n’Kosovë show, i njohuri si Gani Kolovica apo i forti i Prishtinës në vitet 90-ta i cili në kohën e tij mbronte shkollat në kryeqytet nga grupet huligane të asaj kohe ku ndër tjera rrëfen edhe momentin kur krimineli serb Arkan i kishte kërkuar duel “fer” Gani Kolovicës dhe ai duel u realizua në lagjen Taubaqe të Prishtinës .

Gani Kolovica tregon si e rrahu dhe e gjunjëzoi kriminelin serb Arkan. Edhe reperi i njohur që jeton në Amerikë, Unikkatil i thuri vargje në njërën prej këngëve të tij.