Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe motoçiklete në Vitomiricë të Pejës.
Rasti për Klankosova.tv u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai bëri të ditur se i lënduar ka mbetur ngasësi i motoçikletës, dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.