Rritja enorme e çmimeve me theks ato të produkteve elementare shpërfaqi nevojën për tërheqjen e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale. Opozita u angazhua që ta nisë iniciativën që qytetarëve t’iu lejohet tërheqja e 10 deri 30 për qind nga mjetet e Trustit.
Por kjo nuk arrit të realizohet pasi që mazhoranca nuk e përkrahi tërheqjen e Trustit.
Qytetarët janë ndarë në vendimin e Kuvendit për Trustin. Disa po e akuzojnë deputetët që kundërshtuan këtë iniciativë e disa të tjerë po e shohin si të gabuar tërheqjen e parave nga Trusti.
E qytetari Bejtush Abazi tha se “Kush më garanton mua që i bëjë 65 vjet e i marrë ato pare të mija. Le t’më garanton dikush prej politikanëve që i bëjë 65 vjet e i marrë ato pare të miajt. Po bëjnë hajgare, marre”, tha ai për Tëvë 1