Kosova mori të premten një sinjal negativ për anëtarësimin në Aleancën Veri-Atkantike, duke shtuar më tej zhgënjimin në Prishtinë. Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana njoftoit të premten se aktualisht s’ka konsensus brenda Aleancës Veri Atlantike për aspiratën e Republikës së Kosovës për anëtarësim.
Zyrtari i lartë komentoi kërkësën e Kosovën për bashkimin me aleacën më të madhe ushtarake në botë në një intervistë për gazetën serbe ‘tanjug’.
“Siç e dini, nuk ka konsensus për momentin për një lëvizje të tillë të mundshme nga NATO. Aktualisht jemi duke bashkëpunuar me Kosovën përmes një partneriteti që respekton situatën specifike”, ka thënë ai para samitit të ardhshëm të NATO-së që do të mbahet në Madrid nga 28 deri më 30 qershor.
Ai gjithashtu u ndal edhe tek çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se NATO e mbështet dialogun mes dy vendeve dhe i inkurajojmë palët që të jenë konstruktive.
Kosova dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak të luftës në Ukrainë, por për sa kohë që katër anëtarë të kësaj aleance perëndimore nuk e njohin si një shtet të pavarur, ajo nuk mundet as të marrë pjesë në aktivitetet e partneritetit ushtarak.
Sipas zyrtarit të lartyë. pengesat politike nuk do ta lejojnë Kosovën të bëhet anëtare e NATO-s në të ardhmen e afërt, apo edhe të përfshihet në programin e nivelit më të ulët të Partneritetit për Paqe. Për sa kohë sa Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia nuk e njohin Kosovëb, nuk do të jetë e mundur që ajo të anëtarësohet në NATO.