




Opinionisti Armand Shkullaku ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë Bashkimit Evropian që nuk duhet t’i ushtrohet presion Serbisë.
“Vuçiq ka thënë vetë sot që kanë pasë presion shumë të madh dhe nga ky presion çuditërisht e lehtësoi ai që nuk pritej Edi Rama i tha BE-së, lideri ynë e ndriçoi Brukselin duke i thënë që nuk duhet t’i ushtroni presion Serbisë, sepse 80 përqind e popullit serb e do Putinin”, ka thënë Shkullaku në Klan Kosova.





Shkullaku tutje tha që Vuçiqi e falënderoi Ramën për këtë mbështetje dhe e kritikoi BE-në që pse nuk po i jep statusin e vendit kandidat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Pra, la të kuptohet që këtu kemi një mini-grup brenda BE-së, që për ne këtu na krijon një problem orientimi. Nuk besoj që Rama dhe Vuçiqi do t’i japin shëndet BE-së, por me këtë mënyrë si u fol sot, mund të na dëmtojnë ne si vende që aspirojmë Bashkimin Evropian”, tha ai.