




Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se tri sondazhe kanë nxjerrë LDK-në para PDK-së me 25 për qind rritje, ndërsa Vetëvendosje sipas tij ka rënie të madhe.
Haziri ka deklaruar edhe se LDK ka arritur që ta kthejë votuesin e saj.
“Në të gjitha treguesit ka rritje ka trendin dhe në të gjitha opsionet e grupeve të tjera jemi opsionale.





Ne jemi duke u kthyer votuesin tonë.
Ata që na dënuan dhe politikisht u dëshpëruan dhe me votë na kundërshtuan kemi arritur me i bind me iniciativën politike dhe angazhimin me i rikthy.
Tash ne duhet me punu me pjesën e pavendosur dhe të pakënaqur. LDK tash është 25 për qind rritje para PDK-së, dhe VV është më lartë por në trend të rënies.
Në matjen e parë VV ka qenë më e qëndrueshme në dy matjet e fundit ka pas rënie të madhe.
Nuk është ngritja jonë aq e madhe sa është rënia e VV por rritja jonë është e natyrshme. Ne presim një kthim të natyrshëm në zgjedhjet e ardhshme kurdo që bëhen”, tha Haziri në Kanal 10.