Fshati Fabbriche di Careggine, në provincën Lucca, Toscana, u përmbyt në vitin e largët 1946 për të ndërtuar një digë dhe ai fshat u pa për herë të fundit edhe njëherë kur liqeni u zbraz në vitin 1994, transmeton Telegrafi.
Banorët e qytetit u zhvendosën në një qytet të ri buzë liqenit, Vagli di Sotto.
Të zhytur nën 34 milionë metra kub ujë, strukturat ende të paprekura të fshatit të braktisur – përfshirë shtëpitë prej guri, një urë, varreza dhe kisha e San Teodoro – shihen vetëm kur diga zbrazet për mirëmbajtje.
Sipas zyrtarëve lokalë të turizmit, kjo ka ndodhur vetëm katër herë që nga përmbytja e qytetit fantazmë të shekullit 12: Në vitin 1958, 1974, 1983 dhe 1994.