Musliu: Jam e gjatë 1.75 cm, kallamoqi ishte më i gjatë se unë, e përgëzoj fermerin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shpjeguar një foto të saj që e ka shpërndarë në rrjete sociale ku shihet në mes të një ferme të misrit.

Ajo thotë në emisionin DPT te Fidani në T7 se ka dashur të përgëzoj fermerin për punën e bërë pasi misri ishte i lartë.

“Fotografinë e kam hedhur unë në Facebook. Po i shoh këta “beretat e kuqe” të VV-së po mundohen të bullizojnë me këtë fotografi që e kam bërë vet dhe e kam shpërndarë. Para se me dalë në konspiraci, ju tregoj se fotoja është bërë në Terstenik të Pejës. Tash që jam anëtare e komisionit të, tash spo them bujqësi, pasi këta të VV-së ia kanë lënë për ambient. Pasi nuk po i kuptojmë mirë hallet e bujqve, kam dalur në terren dhe këtu kam qenë në rajonin e Pejës. Fillimisht duhet të imë se në cilin muaj mbillet misri. Sa duhet të që të dalë. Pra unë jam 1.75 centimetra, dhe misri është pak më lart se unë. Me këtë rast dua të përgëzoj fermerin”, tha ajo.
Musliu shtoi se ajo ishte një foto edhe me një mesazh për qeverinë.

“Ka të bëjë pak edhe me festivalin e shtalbave. Edhe pse na largohen festat, unë i përgëzoj bujqit që i kemi”, tha ajo.

Tutje, deputetja e PDK-së, tha se nuk e kupton bullizimin që i vjen për një foto të tillë.

“Nuk e kuptoj. Unë vet e kam bërë këtë foto. Është pak kompleksive kur vjen nga fshati i vogël dhe vendosesh në fshatin e madh. Këta që janë në fshat të madh ndihen si pak më padron se ata që ndodhta janë më të edukuar nga fshati i vogël. Fshatarët e vërtet kanë jetuar me të vërtetë sikur aristokrat. Nuk kanë dalë të shikojnë nëpër shitore mishat. I kanë pasur kafshët vet. Edhe frutat nuk i kanë blerë me qese. I kanë pasur. Fshatarët janë ushqyer shëndetshëm”, përfundoi ajo. /Gazeta Express/