Murati: Me raportimet se gazetarët u mblodhën me Ramën për të rrëzuar Kurtin duhet bërë humor

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim (LB), ka thënë të hënën në ‘Pressing” të T7, se raportimet që “gazetarët janë mbledhur për ta rrëzuar Qeverinë Kurti duhet të kthehen në humor”.

Ai ka deklaruar se kur i ka parë raportimet ka menduar që Rama do t’i takonte politikanët e opozitës.

“Pyeta pse nuk jam unë, pasi jam opozitë”, ka thënë ai, duke ironizuar.
Sipas tij, raportimet e tilla duhet të kthehen humor, pasi pyes sesi një Qeveri që i ka fituar mbi 50 për qind të votave mund të rrëzohet me gazetarë dhe analistë.

“Në një shoqëri normale kjo do të duhej të kthehej në humor, kur doli fotografia me gazetarë të njohur që ata gjithë me i bë bashkë i kanë interesat e kundërta, kjo do të duhej të kthehej në humor apo ironi”, ka deklaruar ai.

Të dielën, kryeministri shqiptar ka darkuar me një numër gazetarësh dhe analistësh të Kosovës. /Express