Rama nuk përmbahet, sulmon ashpër Agron Shehajn pas incidentit në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas incidentit të ndodhur në Kuvend, ku deputeti Agron Shehaj u përfshi në një situatë të pazakontë që lidhet me një dokument të klasifikuar.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama përdori tone të ashpra ndaj Shehajt, duke e akuzuar për marrjen e dokumentit dhe duke e krahasuar me “ballistët”, ndërsa ironizoi mënyrën se si, sipas tij, u largua nga salla.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shprehu gjithashtu skepticizëm se organet e drejtësisë do të veprojnë sipas ligjit për këtë rast.

 

Rama nuk la pa përmendur edhe incidentin gjatë ndjekjes në korridoret e Kuvendit, ku një punonjëse u rrëzua në shkallë, duke i uruar asaj shërim dhe duke falënderuar Zotin që, sipas tij, nuk pësoi dëmtime serioze.

“Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit… Uroj, po nuk shpresoj, që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji…”, shkroi Rama në reagimin e tij.

Ndërkohë, lidhur me incidentin, Agron Shehaj ka deklaruar se dokumenti i takonte atij.