Edi Rama ‘çmend’ gjithë botën me deklaratën: Nëse nuk na pranon BE, atëherë ne bashkohemi me Kosovën Në një intervistë për Merkur, kryeministri shqiptar Edi Rama shpjegon ndër të tjera se pse vendi i tij ende kërkon të bëhet anëtar i BE-së.
”Edi Rama, 57 vjeç, ishte basketbollist i kombëtares shqiptare dhe më pas bëri emër si artist, ndërkohë që tani po përpiqet të çojë vendin e tij në BE. Zotri kryeministër, çfarë ka për të diskutuar mes Bavarisë dhe Shqipërisë? Siç mund ta dini, ekziston një histori midis vendeve tona që shkon gjatë viteve ’80. Në atë kohë Franz Josef Strauss vizitoi Shqipërinë krejt papritur dhe theu akullin me të.
Në fund të fundit, Gjermania dhe Bavaria ishin armiku i klasës. Strauss i propozoi regjimit shqiptar një marrëveshje tregtare shumë joshëse, por asgjë nuk doli prej saj. Një rrugë në kryeqytetin tonë Tiranë mban emrin e tij edhe sot e kësaj dite.
Çfarë thotë Söder për dëshirën tuaj për ta çuar Shqipërinë në BE? CSU-ja ka qenë gjithmonë shumë mbështetëse ndaj nesh në këtë çështje. Markus Söder (lider i Unionit Kristian-social në Bavari – shën. i përkth.) më tha se besonte se procesi i afrimit ndërmjet Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe BE-së duhej të përshpejtohej. Vitin tjetër dëshiron të vijë vetë në Tiranë.