Rama në familjen e Thaçit: E kam si vëlla, e takova në Hagë se më kishte marrë malli

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë tek familja e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Derisa nesër pritet të zhvillohet mbledhja e dy qeverive, Rama sot qëndroi pranë familjes së Thaçit.

Gjatë këtij takimi, Rama foli edhe për vizitën që i bëri Thaçit në Hagë.

“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, u shpreh Rama.

Gjatë ditës Rama ka inspektuar punimet në disa sipërmarrje të Kosovës, teksa theksoi se tarifat doganore të Shqipërisë me Kosovën do të hiqen, duke filluar nga ato bujqësore.