Nait Hasani do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Hasani në zgjedhjet e 7 qershorit do ta mbajë numrin 42.
Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.
Afati për dorëzimin e listave në KQZ ka përfunduar mbrëmë në orën 23.59.
Nga ana tjetër, Shaqir Totaj, kryetar i degës së PDK-së në Prizren ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë të propozuar nga kjo degë.