Biznesmeni Ramiz Kelmendi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se sa i përket akcizës e tatimeve ekziston një zgjedhje më e mirë, e që sipas tij, ajo quhet fitim nominal i shtetit.
Ai thotë se më mirë është të hiqet tatimi në produktet ushqimore si vaji, sheqeri e detergjenti, se sa për derivatet.
“Ekziston një zgjedhje më e mirë, ne e quajmë fitimin nominal të shtetit. Nëse karburanti ka qenë 1 euro dhe shteti ka fitu 50 cent nga ai litër, tash mund të kushtojë 2 euro e shteti prapë i fiton 50 cent. E për mos me lujt akcizën mos me bo ndryshime të mëdha, quhet fitimi nominal shtetëror duke mos lëvizur fare dhe këtë mund ta bëjë me vendime.
Më mirë është me hek tatimin në vaj e sheqer e detergjent për arsye se këta janë përfituesit dhe atakuesit më të mëdhenj, e ata që më së paku kanë kerre. Këta që kanë makinë kanë edhe një lloj standardi”, tha Kelmendi.