Ish-Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj mendon se e kreu me shumë sukses këtë detyrë.
Duke folur për punën e tij në qeveri, të para dhe pasardhësve të tij nëpër ministri, thotë se sukseset e tij ende nuk janë përsëritur.
“Me kqyrë çka ka pasur përpara dhe çka ka deri tash nuk po shoh volum të punëve që janë bërë. Deri këtu nga baza e punëve, pak me heq modestinë, nuk besoj”, tha Limaj në Kanal10.
“A ju kujtohet aeroporti i vjetër. I vetmi vend që nuk është privatizu është aty ku është aeroporti. I vetmi send që s’kam leju me u privatizu është Aeroporti. S’kam leju me u shit Aeriporti i Prishtinës, është bërë me koncesion”, shpjegoi Limaj.
“Investimi më i madh direkt i huaj është Aeroporti i Prishtinës edhe është storja më e suksesshme”, theksoi Limaj.