Zyrtare| Jep dorëheqje nga LDK-ja

Shkumbin Aliu ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, menjëherë pas rezultatit të Kuvendit të LDK-së të mbajtur sonte.

 

Përmes një njoftimi publik, Aliu ka bërë të ditur se është larguar nga pozita e kryetarit të LDK-së në Gadime e Ulët, si dhe nga pozita e anëtarit të Kryesisë së LDK-së në Lipjan.

Në reagimin e tij, ai shkruan:

 

“Pas rezultatit të Kuvendit të LDK-së sonte, ju njoftoj që kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së në Gadime e Ulët, si dhe nga pozita e anëtarit të Kryesisë së LDK-së në Lipjan. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe besimin.”

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet e detajuara të dorëheqjes së Aliut, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë reagime të tjera nga strukturat e LDK-së lidhur me këtë vendim.