Shikoni çfarë i ndodh veturës nëse godasim pengesat në rrugë me shpejtësi të lartë

Profesionistët e “Warped Perception” kanë testuar veturën e tyre duke kaluar mbi ‘policë të shtrirë’ me shpejtësi të mëdha, për të zbuluar se a i shkaktohen dëme veturës.

“Unë godita atë me shpejtësi të lartë dhe e filmova në lëvizje të ngadaltë për të parë se çfarë do të ndodhë. Unë mendova se do të shkatërronte makinën, për çudinë time, nuk ishte edhe aq keq” thotë njëri nga ta.

Gjatë testimeve të tyre, ka dal që nëse shoferët i vërejnë pengesat në minutën e fundit dhe frenojnë, pësojnë më shumë dëme në amortizator se sa ata që nuk frenojnë në momentin e fundit.

Për më shumë shikoni videon: