




Gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi në emisionin Debat Plus nën emocione ka folur për diskursin a nti-UÇK të krijuar për shumë vite në Kosovë. Ai këtë diskurs e ndërlidhë në një aspekt shumë më të thellë.
“Kroacia i ka 500 mijë veteranë, 500 mijë. Agim Çeku është ma i respektum në Kroaci se sa që është në Kosovë. Pse? A mundet dikush me m’kallxu pse Agim Çeku respektohet ma shumë në Kroaci se sa që respektohet në Kosovë. Për shkak të diskursit shumëvjeçar që është kriju a nti-UÇK. Dhe kjo a nti-UÇK lidhet direkt me ata që kanë qenë në pushtet si përfaqësues të UÇK-s-së. Përkatësisht Hashim Thaçi. Dhe këtu është ndërtu një diskurs që gjithçka që vjen nga ajo pjesë dhe ata që janë në pushtet janë; h ajna, janë u zurpatorë, jan m ashtrues, janë k riminelë, janë v rasës, janë me krejt të k ëqijat”.





Vehbi Kajtazi ka treguar arsyet se përse ndodh kjo.
“Për shkak të një grupi tjetër të këtij qarku të Prishtinës, të kësaj mahalle të Prishtinës të cilët nuk e kanë p ërbi kurrë se pse katundarët kanë ardhë në pushtet dhe e udhëheqin pushtetin në Kosovë. Unë mendoj se qetu është debati. Unë mendoj se këtu është zanafilla. Nuk e durojnë. Nuk e durojnë njerëzit të cilët gjatë kohës së l uftës kanë qenë nëpër k azabllanka, nëpër diskoteka e nëpër kafe të Prishtinës faktin që dikush me ardhë prej Drenice apo prej Deçanit me udhëheq pushtetin në këtë vend. Këtu është hilja e gjithë këtij diskutimi”.