




Kompania “NewCo Ferronikeli” ka njoftuar se konglomerati YILDIRIM me bazë në Turqi ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e kësaj kompanie.
Përmes një komunikate për media, kompania, thotë se konglomerati turk ka interesim për ta bërë Ferronikelin një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit.





“ YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë “NewCo Ferronikel”-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të Grupit YILDIRIM”, thuhet në komunikatë.