‘Jeni trashëgimtar i 2.5 milionë euro, Zoti më drejtoi tek ti’/ Si bien shqiptarët pre e mashtrimit për pasurinë

Shumë nga shqiptarët janë befasur, disa prej tyre edhe joshur, pasi në postën elektronike (e-mail), rrjetet sociale ose letër, kanë marrë një mesazh ku informohen se janë trashëgimtarë të një pasurie marramendëse.

Mesazhet me një shqipe të varfër, dërgohen nga persona të panjohur, por në fakt janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal kibernetik.

Të entuziasmuar, shumë prej tyre kanë rënë pre e këtij mashtrimi, duke paguar shifra që arrijnë deri në disa mijë euro, që nga mashtruesit cilësohen si “tarifa” të përkohshme.

Tashmë kjo skemë mashtrimi po gjën gjërësisht përdorim edhe përmes platformës së komunikimit WhatsApp. Kjo metodë mashtrimi ka nisur të aplikohet edhe nga vetë shqiptarët, të cilët të lidhur me grupe të caktuara jashtë vendit, kanë futur në kurth dhjetëra qytëtarë.

Pas hulumtimeve, Gazeta SHQIP ka zbuluar ekskluzivisht dy raste, ku tregohet sesi mashtruesit i joshin “viktimat” e tyre.