Presidenti i Serbisë Aleksander Vuciç, ka mohuar idenë se Serbia do ta futet në Kosovën, duke e përmendur një premtim që ai ua ka bërë amerikanëve.Ai ka thënë se ka zëra te orkestruara ndaj Serbisë nga disa qendra rajonale dhe se politikanët në Kosovë po gënjejnë kur thonë se Serbia do ta futet në Kosovën.
“Vetëm gënjeshtra po flasin politikanët në Prishtinë që Serbia do ta futet në Kosovë. Ka sulme të orkestruara ndaj Serbisë nga disa qendra rajonale gjoja ne jemi ata që po ua mbajmë anën.
“Amerikanët dhe të tjerët e dinë çfarë ju kam premtuar se “unë do ta ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Vuciq duke shuar këtë ide.
Fjalët e tij nuk mund të besohen shumë, pasi Rusia nga krahu tjetër po shtyn Serbinë të bëjë diçka të tillë. Serbia është i vetmi vend pro rus në Europë. Vuçiq është një aleat i fortë i Putin dhe këtë e bëri hapur në vendimmarrje.