“Merr Fund Ëndrra Serbe” SHBA 8me2 Serbisë Për Asocijacionin: Nuk I Imponojmë ModeIe Kosovës

I pyetur në Prishtinë për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përfaqësuesi Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u tregua i qartë: Marrëveshjet e deritanishme, të arritura në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të zbatohen, tha ai.Po në të njëjtën kohë, zyrtari i lartë amerikan e theksoi se nuk ka ardhur me ndonjë përshkrim sesi duhet të bëhet një gjë e tillë. Ne nuk imponojmë modele, ishte komenti i tij, ato le t`i propozojnë palët.