S’ka xhama të zi për vjehrrin e Vjosa Osmanit, ministri ia refuzoi kërkesën Prindon Sadriut

Mercedesi i vjehrrit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do t’i ketë xhamat e zi.

Nacionale ka parë dokumentin përmes së cilit ministri Xhelal Sveçla, ia ka refuzuar kërkesën Prindon Sadriut.

Kërkesa e nisur me këtë fjali “në cilësinë e Zotërisë së Parë të Republikës së Kosovës”, nuk është marrë parasysh nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka refuzuar kërkesën e Zotërisë së Parë, Prindon Sadriu.