Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, vlerëson se po të mos kishte një palë të tretë në dialog, Kosova e Serbia do kishte një marrëveshje deri më tash.Ai në një intervistë për emisionin “Prvi Ugao” (Këndi i parë) në Radio Televizionin e Vojvodinës, përcjell Kossev, ka thënë se “propozimi për ricaktim të kufijve ishte pikë fillestare e Serbisë dhe kontribut që t’o jepet im puls dialogut me Prishtinën”.
“Sikur të mos kishte palë të tretë, Beogradi dhe Prishtina do të merreshin vesh”, ka thënë Petkoviq.Ai e ka thënë këtë duke komentuar “non-paperin” slloven që bëri bujë ditëve të fundit, e ku parashihej ricaktimi i kufijve në Ballkan.Pala e trete sipas serbeve e ka pr.ishu.r marreveshjen mes Kosoves dhe Serbise qe ende nuk dihet se kush eshte.