E kërcënoi Kosovën, këshilltari i Glauk Konjufcës i kundërpërgjigjet Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se “nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës shtet të pavarur”, Serbia “do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”.

“Kam shumë respekt për presidentin turk Erdogan dhe duam marrëdhëniet më të mira me Turqinë, por ne kemi vendin tonë dhe interesat tona dhe do të sillemi në përputhje me to”, tha Vuçiq. Presidenti serb këto komente i bëri pas deklaratave të Erdoganit, se ai do të punojë me presidentin amerikan, Joe Biden, për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën.