Lokali i kosovarit në Londër që “nuk pranon para”

Shqiptari nga Kosova, që jeton në Londër, Arbër Rozhaja është pronar dhe menaxher i shtatë lokaleve në Londër. Por, Arbëri u bë akter i mediave të huaja botërore si BBC, pasi që kishte vendosur që në njërin prej lokaleve të tij pagesa të bëhet vetëm me kredit kartelë.

Rozhaja në një prononcim të dhënë për emisionin “Prite të gjelbrën” në RTV21 tregoi se përse ka ardhur ky vendim dhe se si ka ndihmuar kjo metodë në procesin e punës.

Sipas Rozhajës vjedhja nuk është arsyeja e vetme se përse e kanë vendosur këtë mënyrë të pagesës, pasi që pagesa me kartelë ka lehtësuar edhe procesin e punës. “Na ka ndodhë nja dy herë në njërin prej lokaleve që me na hy hajnat, kështu që ajo është tash pak problem se s’kanë çka me vjedhë.”

Arbër Rozhaja ka treguar që nuk ka probleme me klientët pasi që ka edhe njoftime të vendosura gjithandej në lokal që tregojnë se pagesa bëhet vetëm me kartelë dhe se klienta të lokalit më shumë janë banorët e lagjes dhe jo turistët./21Media