Shqiptari me famë botërore lë gojëhapur tifozët e Fejnordit, e duartrokasin të gjithë (video)

Xhongleri shqiptar me famë botërore, Fabian Duro, ka dhënë një shfaqje spektakolare në zonën e Pedonales në kryeqytet, duke magjepsur tifozët e Fejnordit, të cilët janë grumbulluar të shumtë në numër, pak orë para finales mes Romës dhe Fejnordit që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Të habitur nga performanca e djaloshit nga Tirana, tifozët holandezë, nuk i kanë kursyer ovacionet, teksa “show” e Fabian Duros, e kanë regjistruar nëpër telefonat, për ta marrë si kujtim me vlerë nga kjo eksperiencë e bukur në tokën shqiptarë

Ndërkohë, Garda e Republikës do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë. Marrja në mbrojtje e këtyre institucioneve është pjesë e planit të masave.

Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku edhe do të jetë përqendrimi më i madh i tifozëve.

Finalja e Conference League do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, mes Romës dhe Fejnordit. Kjo është hera e [parë që Shqiëpria organizon një event të tillë.

Thuhet se vendi jonë pritet të përfitojë 100 milionë euro nga kjo finale, ku padyshim më të fituarit janë hotelet dhe restorantet.

.SHIKO VIDEON