Nëse E Doni Shqipërinë Dhe Doni Ta Shpëtoni Atë, Bëjeni Një Fëmijë!

Shqipëria nuk është as e para dhe as e fundit që po pëson tkurrje në popullatë. Vende të tjera, në Evropë e më gjerë, po zvogëlohen sikurse Shqipëria. Rritja natyrore e popullsisë ka nisur të ulet ndoshta 50 vjet më parë, si fillim në Evropën Perëndimore.

Britania e Madhe, Holanda, Belgjika – për t’u shtrirë më pas në vitet 1990, kur dukuria u përhap edhe Evropën Lindore, përfshirë edhe vendin tonë. Kështu, në vitin 2016 në Shqipëri, në 1000 banorë, lindnin 12 fëmijë, krahasuar me 41 fëmijë që lindnin në vitet ‘60.