Adoleshentja i dërgon babait mesazh se nuk dëshiron më të bartë mbulesën, përgjigja e tij ka habitur 300 mijë njerëz
Një vajzë nga Pensilvania për vite me radhë ishte ofenduar në internet (online) për shkak se mbante mbulesë. “Kur je arabe dhe myslimane në Amerikë”, janë disa nga komentet të cilat Lamija 17-vjeçe i kishte ndjerë thellë nën lëkurë.
Ajo kishte postuar një mesazh të tmerrshëm në profilin e saj në Twitter, të cilin ia kishte dërguar një person i panjohur, transmeton Telegrafi.
“Mjaft e mbrojte Islamin, boll më. Nuk guxon ta heqësh shaminë nga koka, sepse babai do të vriste”, thuhej në mesazhin e dërguar në profilin e saj.
E lodhur nga ideja dhe paragjykimet se nëse e heq mbulesën babai do ta rrah keq, Lamija kishte vendosur t’ua dëshmojë të kundërtën.
Ajo i kishte dërguar babait të saj një mesazh, ku e paralajmëronte se do ta heq mbulesën nga koka, dhe më pas këtë paralajmërim e ka postuar në internet.
“Babi, dëshiroj të tregoj diçka”, fillonte mesazhi dërguar babait.
“Më trego a është gjithçka në rregull”, i është përgjigjur shkurtimisht babai, të cilit ajo ia kishte kthyer duke i thënë se gjithçka është në rregull dhe se ka menduar seriozisht ta heq mbulesën nga koka.
“Zemër ky nuk është një vendim që më takon mua ta marrë. Këtë vendim nuk do të duhej ta merrte asnjë mashkull. Nëse dëshiron ta bësh, atëherë bëje lirisht. Pavarësisht të gjithave, unë do të përkrahi”, ia kishte kthyer i ati.
Kjo bisedë mes babai dhe të bijës ka marrë mbi 300 mijë pëlqime në Twitter dhe mbi 140 mijë shpërndarje.
Ndërkaq, Lamija ka bërë të ditur se nuk do ta heq mbulesën, por se thjesht këtë e ka bërë që t’ia dëshmojë të kundërtën atyre që po i paragjykojnë myslimanët. /Telegrafi/