Zhvillime të njëpasnjëshme ka pasur së fundi në Serbi, ku studentët nuk kanë ndaluar protestat prej gati dy muajsh.
Të njëjti mbrëmë janë rebeluar dhe kanë filluar një bllokadë 24 orëshe në Beograd.
E pas këtyre zhvillimeve raportohet se kryeministri serb, Millosh Vuçeviq ka paraqitur dorëheqjen e tij.
Novosti, mediumi që thuhet se kontrollohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raportoi se “Vuçeviq do të japë dorëheqje”.
Protestuesit kanë shtyrë trysninë ndaj institucioneve vazhdimisht derisa fermerët serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë i janë bashkuar bllokadës që pasoi nga protestat e vazhdueshme në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në qytetin e Novi Sadit.
Po ashtu qytetarët kanë fajësuar qeverinë për korrupsion të shfrenuar.
Vuçiq mbrëmë në një konferencë për media kërkoi dialog me studentët si dhe përmendi mundësinë e reformimit të qeverisë.