Vajza e Adriana Matoshit, Kaona, e cila i ka hyrë rrugës së aktrimit, ka folur edhe për jetën e saj.
Ka qenë 12-13- vjeçare kur i janë ndarë prindërit, në moshën më delikate dhe, siç thotë ajo, “bota i ra pak përmbys”, por sot, kur kanë kaluar më shumë se 10 vjet nga atëherë, është në gjendje edhe të japë mësime për atë që ka kaluar.
“Fëmija i ndien gjërat, pa u folur fare. E kam ndier dhe e kam ditur, pak a shumë, situatën në familja akoma pa ardhur puna deri aty. Më ka dhembur në atë kohë, se nuk ma kishte marrë mendja që do të vinte dita kur prindërit e mi të ndaheshin.
Ka shumë fëmijë që gjenden në të njëjtin rast, siç kam qenë unë më herët. Mua më ka rënë pak bota përmbys në atë kohë. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja (e periudhës së errët). Kështu nisi me mua. Nuk është se dikush kërcen tek e keqja apo gjuhet me qejf në një botë të tillë.
Nuk mund të ngecësh nëse ti vetë je i kënaqur me realitetin që ke ose je duke jetuar jashtë. Nuk do t’i bësh me qejf ato gjëra, po thjesht mbetesh aty. Unë, në atë kohë nuk i kam zgjidhur, u kam ikur (problemeve) dhe e kuptoj shumë veten, sepse më kanë rënë të gjitha përnjëherësh, ndarja e prindërve, kam ndërruar pesë shkolla, shoqërinë që e kam ndërruar të gjithë përnjëherë.
Por kurrë nuk e kam ndalur vetën dhe t’i them “Stop”, që të mendoj dhe t’i analizoj të gjitha… Trauma nuk shërohet nëse i ikën…” tha ajo.