Punëdhënësit në Zvicër kanë muaj që kërkojnë personel të kualifikuar, por shumë prej tyre nuk mund të plotësojnë vendet e lira të punës. Këta sektorë janë veçanërisht të shqetësuar.
Zvicra ka një “problem” të lakmueshëm ndoshta nga situatat e kombeve të tjera: ka shumë vende pune, por jo kandidatë të mjaftueshëm për t’i plotësuar ato.
Ndërsa shkalla e papunësisë pas C0vid në të gjithë Bashkimin Evropian kalon 6 për qind, në Zvicër është vetëm 2.1 për qind.Kjo në mënyrë efektive do të thotë se shumë punëdhënës zviceranë nuk janë në gjendje të gjejnë kandidatë të përshtatshëm për pozicione të hapura.