Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë guximi dhe transparence, pasi ky i fundit po shmang ballafaqimin në një debat me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai theksoi se refuzimi për debat është një tregues i qartë i mungesës së rezultateve konkrete dhe vizionit të qeverisjes aktuale.
“Ai që nuk ka guximin të përballet me kundërshtarët politik, nuk ka as guximin të përballet me problemet e popullit. Ai nuk do të vijë. Nuk ka çka tregon për këto 4 vite të humbura. Aq më pak për 4 vitet e ardhme.” – tha Mustafa.