Jusuf Buxhovi: Adem e Hamzë Jashari kanë qenë pjesë e LDK-së, kam fakte

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, në librin e tij i cili titullohet “Kosova histori e shkurtër”, shpalos informacione pothuasje të njejta si në librin “DOSJA B”. Në librin ‘Kosova histori e shkurtër” flet edhe për FARK-un, të cilin e sheh në kuadër të shtetformimit, e përveç FARK-ut shkruhet edhe për një marrëveshje të Oslos.

Citim nga marrëveshja e nënshkruar në Oslo:

“Bazuar në bllokun e shënimeve të Ahmet Krasniqit dhe burimeve të tërthorta, UÇK-ja po përfshinte këto pika (marrëveshja mes FARK-ut dhe UÇK-së):

1. Dy subjektet ushtarake dhe UÇK-ja dhe ministria e mbrojtjes, bashkohen në një subjekt të përbashkët ushtarak, i cili do të quhet “Forcat e armatosuara të Republikës së Kosovës”, pra FARK

2. Marrëveshja e informacioneve ushtarake që vepronin në Kosovë bashkë me komandantët e tyre si dhe me emrin me të cilin qenë zyrtarizuar në opinionin publik

Buxhovi thotë se kjo marrëveshje ka shumë defekte, por edhe për brenda FARK-ut ka pasë probleme të mëdha, duke filluar nga organizimi e struktura.

Në vitet ’90/3 filloi nisma institucionale ku kemi të bëjmë me një marrëveshje mes Ibrahim Rugovës dhe Ramiz Alisë për stërvitjen e dy grupeve të armatosura.

Sipas Buxhovit, LDK-ja në planin B e kishte quajtur organizimin ushtarak ku gjithashtu thotë se Adem Jashari ishte prirës i zbatimit të marrëveshjes Rugova-Ramiz Alia.

Ai në emisionin n’Demos, ka shpalosur edhe detaje tjera rreth kësaj marrëveshje si dhe zbatimit të saj.

“Bisedat që janë bërë me Ramiz Alinë e me Rugovën duhet t’i kuptojmë në kuadër të rrëthanave. Intimisht besoj, por edhe politikisht kam besuar se ato janë bërë për t’i testuar këta faktorë:

1.Të testohet Shqipëria se çfarë kridibiliteti ka ajo të jetë një forcë që nuk don përhapjen e luftës në rajon

2.Cili do të jetë reagimi i vetë brenda shqiptarëve

3.Faktori ndërkombëtar, si do të reagoj ai

Sipas Buxhovit, këto janë marrëveshje vetëm gojore, asnjëra nuk janë të nënshkruara, dhe se kjo më shumë ka qenë një fushatë.

Gjithashtu, sipas tij, janë krijuar edhe disa grupe ku në të dytin bënte pjesë edhe Adem Jashari.

“Aty kanë shku dy grupe, është shumë e vertetë, por menjëherë janë burgosë. Në grupin e parë ka qenë Sali Çekaj dhe në grupin e dytë ka qenë Adem jasahri”, thotë ai.

Buxhovi n’Demos thotë se Adem Jashari ka qenë pjesë e LDK-së dhe se për këtë ai posedon disa dokumente.

“Adem Jashari edhe Sali Çekaj kanë qenë pjesë e organizimeve vendore që i kemi pasë. Adem Jashari ka qenë pjesë e LDK-së, ka qenë veprimtar shumë i dalluar, unë i kam të gjitha dokumentet. I kam dokumentet e mbledhjes themeluese që e kanë bërë, të degës në Skenderaj”, rrëfeu Buxhovi n’Demos.

Buxhovi gjithashtu tregon se edhe Hamzë Jashari ka marrë pjesë në këto mbledhje, ku në një votim i cili ishte hapur nga dega në Skenderaj, ai për dy vota dështon të zgjedhet kryesues i kësaj dege.

“Hamza ka qenë shumë aktiv, ka qenë në dy-tri mbledhje tona që vinte me këta të degës që i bënim. Ata kanë dështuar për nga dy vota. Nuk du me i hap ato sene, por janë disa gjëra që ekzistojnë, dhe i kam me dokumente të cilat nuk është mirë që ato të dalin, por ato filten e përfliten pikërisht prej qarqeve”, tha ai.